Vendimi për targat, Avdiu: Do ta vërë në vështirësi qeverinë “Kurti”

Vendimi për targat, Avdiu: Do ta vërë në vështirësi qeverinë “Kurti”

Qeveria e Kosovës duket se ka gjetur një zgjidhje të ndërmjetme lidhur me çështjen e targave. Personave që kanë automjete me targa serbe u është lën afat deri në 21 prill të vitit të ardhshëm të bëjnë të gjitha veprimet, të shoqëruara këto me disa nënfaza.

Por për Ramadan Avdiun, ish-konsull i Kosovës në Zvicër, ky vendim do ta vërë sërish në vështirësi qeverinë e Albin Kurtit, pasi serbët e veriut do ta kundërshtojnë zbatimin e këtij vendimi, duke respektuar strategjinë e Beogradit për të ruajtur status-quonë. Në një intervistë për MCN TV, Avdiu tha se vendimi duhej marrë në koordinim me ndërkombëtarët.

Është çështje teknike e mediatizuar tej mase. Qeveria e Kosovës duhet të ketë parasysh mënyrën si do të zbatohet. Serbët sidomos ata të veriut vështirë se do të pranojnë, do të insistojnë që të mos zbatohet. Qeveria e Kosovës është futur pa nevojë në një mosmarrëveshje.  

Vendimi duhej të merrej me koordinim me SHBA dhe vendet e Quint-it. Mosmarrja në konsideratë e qëndrimit të tyre do ta vërë në vështirësi qeverinë e Kurtit.

Qëllimi i Serbisë është të ruhet status-quoja. Po përpiqet që me çdo formë ta vendosë Kosovën në pozitë të vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy