“Mos fol më për tragjedinë e skenës”/ Letra që Frank Sinatra i shkruante Xhorxh Majkëllit në vitin 1990

“Mos fol më për tragjedinë e skenës”/ Letra që Frank Sinatra i shkruante Xhorxh Majkëllit në vitin 1990

Këngëtari i njohur pop, George Michael, në një intervistë për “LA Times” Calendar Magazine në vitin 1990 është shprehur se nuk donte të ishte në qendër të vëmendjes para dhe as pas lançimit të albumit të tij të ri “Listen Without Prejudice Vol.1”. Ende i habitur nga suksesi i jashtëzakonshëm i albumit “Faith” që kishte publikuar në 1987, Michael ishte shprehur se nuk do të kishte as intervista, as video promovuese dhe as turne. Fansat e tij patën shumë reagime për këtë, porn ë mënyrë të veçantë një prej tyre ran ë sy. Ajo është letra e Frank Sinatrës, e cila u botua në të njëjtën revistë një javë më vonë.

“Kur pashë sot faqen e parë me George Michael, “yllin ngurrues të popit”, e para gjë që më erdhi në mendje ishte se ai duhet të falënderojë Zotin çdo mëngjes kur zgjohet për atë që ka dhe ne të gjithë për atë që kemi.

Nuk mund ta kuptoj një njeri që jeton me shpresën për t’i shpëtuar “lodhjes” që të shkakton statusi i njeriut të famshëm. Ai është një djalë që donte të bëhej yll popi qëkur ishte 7 vjeç.

Dhe sot që është një yll i skenës dhe tekstshkrues vetëm 27 vjeç, refuzon të bëjë atë që miliona të rinj do ta kishin dëshirën më të madhe të Krishtlindjeve. Forca George, çtendosu!”, shkruan ai.

“Mos fol më për tragjedinë e famës. Ajo ndodh atëherë kur nuk të vjen askush dhe ti këndon vetëm për pastruesen e sallës. Ti je shumë larg kësaj.

Telenti nuk duhet lënë të shkojë dëm. Ata që e kanë duhet ta mbajnë fort, ta ushqejnë dhe ta ndajnë me të tjerët, para se t’i merret aq shpejt sa i është dhënë.

Më besoni, e kam provuar”, përfundon ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy