Selena Gomez përgatitet për të thënë lamtumirë: Vetëm një album dhe do tërhiqem

Selena Gomez përgatitet për të thënë lamtumirë: Vetëm një album dhe do tërhiqem

Selena Gomez duket e vendosur që të braktisë karrierën e saj muzikore dhe mund t’u japë fansave të saj vetëm një album tjetër.

Një paralajmërim të tillë e bëri gjatë një ndërhyrjeje në podkastin “Smartless”, të drejtuar nga Jason Bateman.

Unë mendoj se ka vetëm një album më shumë nga unë. Me kalimin e viteve, unë do të doja të gjeja diçka për t’u përqendruar.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Gomez do të braktisë botën e artë të showbizit.

Për momentin, në fakt, ajo do të donte të fokusohej tek dashuria e saj e parë, aktrimi, pasi që kur ishte e vogël ëndërronte të bëhej aktore profesioniste.

Muzika erdhi në jetën e saj thuajse rastësisht, kur Disney i propozoi që të publikonte një album ndërsa ishte e angazhuar me serialin për fëmijë “Wizards of Waverly Place”.

Në atë kohë ajo e merrte lehtë, pa menduar se ky do të ishte hapi i parë drejt një karriere si yll i muzikës pop.

“Mendova se do të ishte argëtuese dhe mbi të gjitha mendova se do të ishte një hobi. Doja të bëhesha aktore. Nuk e kam menduar kurrë se do të isha një këngëtare me kohë të plotë, por mesa duket ky hobi u shndërrua në diçka ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy