
Një person është gjetur i mbytur pasditen e sotme në një rezervuar në Korçë.
Rreth orës 17:30, në bregun e rezervuarit të Gjançit, Korçë, është konstatuar i pajetë, dyshohet i mbytur shtetasi N. N., 67 vjeç, banues në Korçë, i cili më datë 2 shtator, ishte larguar nga banesa e tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



