
Ish-ministri i Ekonomisë në Malin e Zi, Jakov Milatoviç, shpalli fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale ndaj presidentit aktual, Milo Gjukanoviç, me një rezultat të thellë me 60% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Lidhur me këtë, gazetarja shqiptare në Malin e Zi, Ilmira Lika, në një komunikim me MCN live, tha se rezultati ishte i pritshëm pasi në raundin e dytë, presidenti i ri, mori përkrahjen e tërë opozitës.
Ky rezultat nuk ishte diçka e papritur, ndonëse jo në kaq masë të madhe dhe të diferencës së Milatoviç ndaj Gjukanovicit, por që vërtet pritshmëria ishte që Milatoviçtë fitoj bindshëm në këto zgjedhje sepse ishte e tërë opozita e cila e mbështeti që nga raundi i parë në atë të dytin dhe treguan unanimiteti dhe 60% e realizuan në atë masë.
Po si kanë votuar pakicat shqiptare dhe për kë ishin përkrahës?
Lika thotë se ata zgjodhën të bojkotojnë raudin e dytë dhe të mos përkrahin asnjërën palë, si një revoltë për 30 vjeçarin e kaluar dhe të drejtave ndaj shqiptarëve.
Trevat që banojnë shqiptarët përqindja e daljes ishte më e ulët dhe kjo tregon vërtet një revoltë ndaj 30 vjeçarit të kaluar ose ndaj rezultateve që Gjukanoviç dha premtime ndaj shqiptarëve prandaj ata në këtë rast zgjodhën bojkotin.
Edhe për z.Milatovic, nuk ka një profil të qartë se si do të jetë vazhdimësia e punës së tij, ndaj zgjodhën që mos të përkrahin asnjërën as tjetrën anë, këto rezultate treguan shumëçka në raport me daljen, sidomos kur janë në pyetje shqiptarët.
Vet Gjukanoviç solli humbjen e vetvetes sepse për 30 vitet e kaluara ai bëri shumë në rrafshin e politikës së jashtme dhe në ndërtimin e pjesshëm të Malit të Zi, por më tepër ishte lider në letër, sesa në implementimin e ligjeve në Mal të Zi, sidomos aspekti ekonomik ishte mjaft i ngadalshëm.



