Kalaja: Së shpejti do të zhvillojmë protesta para Parlamentit për statusin e minatorit dhe pagën minimale. Rezistencë deri në arritjen e objektivave

Kalaja: Së shpejti do të zhvillojmë protesta para Parlamentit për statusin e minatorit dhe pagën minimale. Rezistencë deri në arritjen e objektivave

Gëzim Kalaja, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura tha në studion e MCN Informacion se së shpejti do të protestohet para Parlamentit për statusin e minatorit dhe rritjen e pagës minimale.

Kalaja tha se rezistenca do të jetë e vazhdueshme deri në arritjen e qëllimit.

Do mblidhet Këshilli Kombëtar pas Kongresit dhe do të vendosë edhe datën e protestës. Kur themi do bëhet ajo bëhet. Ne nuk shohim nëse protesta bëhet me 50 veta, 80 veta. Edhe një individ ka të drejtë të protestojë. Kemi dy protesta për të zhvilluar, protestën për minatorët shqiptarë, në lidhje me statusin e minatorit që po zvarritet dhe po mbahet si medaljon nga forcat politike dhe po e tundin me rastin e fushatës elektorale. Ne do të kërkojmë të realizohet sepse e meritojnë, pasi është një nga profesionet më të vështira. Janë 578 minatorë që kanë dhënë jetën nëntokë.

Kërkojmë nga qeveria që të realizojë statusin e minatorëve shqiptarë. Së shpejti do të protestojmë para Parlamentit, para qeverisë edhe për pagën minimale.

Nuk do të jetë një protestë, por e vazhdueshme deri në realizimin e saj. Rezistenca do të jetë gjatë gjithë kohës deri sa të realizohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy