Një grua në Louisiana pas pak vitesh pret që ta shohë veten të bardhë, pavarësisht se ka lindur me lëkurë të zezë. Iomikoe Johnson është 37 vjeç, ka katër fëmijë, dy nipër dhe një biznes për të drejtuar. Dymbëdhjetë vjet më parë, ajo dalloi një njollë të bardhë nën sqetull dhe menjëherë dyshoi për kancer të lëkuërs. Pasi iu drejtua mjekut, Iomikoi mori vesh se sëmundja në fakt ishte vitiligo, një çrregllim që çon në çngjyrosjen e lëkurës.
Por ajo që nisi si një njollë e vogël e bardhë në lëkurën e saj të errët po përhapet gjithnjë e më shumë dhe pas pak vitesh ajo do ta shohë veten si një njeri të racës kaukaziane, pavarësisht se origjina e saj është tjetër.



