
Rreth 80 milionë dollarë kokainë janë gjetur në një varkë të braktisur në ishujt Marshall, që sipas policisë vendase ka muaj që qëndron në oqean. Mediat e huaja shkruajnë se varka dyshohet se ka ardhur nga Amerika Latine, përmes Oqeanit Paqësor.
Sasia prej 649 kilesh ka shënuar një rekord të ri, raportojnë gjithashtu mediat ndërkombëtare, ndërsa është dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'u testuar. Si fillim autoritetet lokale pasi kanë gjetur varkën dhe e kanë nxjerrë në breg, ku më pas zbuluan drogën e fshehur brenda saj.




