Një konflikt i ashpër institucional ka ndodhur mes kreut të shtetit dhe Kryeprokurorit të Republikës. Presidenti Nishani nuk i ka firmosur prokurorët e emëruar nga Llalla për të drejtuar taks-forcën antikorrupsion, e cila ka përgatitur rreth 400 dosje dhe po bënte gati arrestimet e zyrtarëve të lartë. Megjithatë Llalla i ka mbajtur prokurorët të komanduar duke sjellë një përplasje që pritet të ketë pasoja në ditët e ardhshme.



