Shqipëria në sistemin europian të pagesave, Meka: Proces i afrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit me BE

Shqipëria në sistemin europian të pagesave, Meka: Proces i afrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit me BE

Vendi ynë ka marrë dritën jeshile në sistemin europian për pagesat. Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë Elvin Meka në një lidhje me MCN Economy u shpreh se sistemi i ri i pagesave i quajtur SEPA mundëson një lehtësim të pagesave ndërkufitare nga vendet e BE. Ai tha se kostoja e trasnfertave të parave pavarësisht se nga vend bëhet do të jetë njësoj si në vendin e tyre. Sipas tij, ky është një proces ekonomik i vendeve të Ballkanit me ato të BE-së.

Sigurisht SEPA ka disa vite, është punuar gjatë në vendet e eurozonës, që krahas përdorimit të monedhës së tyre, u pa e arsyeshme që të në të gjithë vendet anëtare të sistemit evropian që aplikonin monedhën e përbashkët të kishin dhe një sistem të unifikuar pagesash, kjo për ta bërë jetën e qytetarëve dhe bizneseve më të lehtë, por dhe për të ulur kostot brenda një shteti apo entiteti i cili ishte kryesisht vendet e BE, por sigurisht vendet që kishin filluar të përdornin një monedhë të përbashkët dhe krahas unifikimit të monedhës përkrah shkon dhe sistemi unifikues.

SEPA, ose zona unike e pagesave ku parimi kryesor qëndron që secili vend pjesëmarrës në këtë sistem të unifikuar pagesash i kryen pagesat pavarësisht se është nga Gjermania, Franca kanë mundësi që kostot e transfertave të jenë njëson si në vendin e tyre. Kostoja e tyre është e njëjtë sikur ato ndodhen në nivel ndërkombëtar apo lokal. Ky ka qenë një nga aspektet themelore të euros për shkëmbimet dhe pagesat e monedhës euro si dhe një sërë përfitimesh të tjera si siguria më e lartë sa i përket përdorimit të pagesave brenda kufijve tashmë të zgjeruar e duhet të kemi parasysh se SEPA përdoret dhe nga vende që nuk janë pjesë e eurozonës, por janë pjesë e BE.

Më tej ai theksoi se në rastin e Shqipërisë apo vendet e Ballkanit kjo është njëlloj përjashtimi historik, unik në rastin e vendeve të BE për të lejuar vende jo anëtarë në BE.

Kjo mund të interpretohet si një strategji e re e përafrimit me BE, dhe përderisa po themi se BE ka filluar të bëjë më të thjeshta dhe të arritshme, ka dhe një qasje më praktike se sa më i lidhur dhe integruar të jesh ekonomikisht aq më i lehtësuar bëhet dhe procesi tjetër politik apo demokratik. Shqipëria është shumë mirë e harmonizuar me politikat e punës së BE dhe nëse do kishim një sektor apo industri që do ishte shumë më shpejt gati për tu integruar.  Kostot kryesore janë më tepër rregullatorë, sesa financiare. Ky autoritet ka dhe detyrimin në thonjëza të rregullojë këtë kosto që lidhen kryesisht me terma të përputhshmërisë dhe elemente të sigurisë.

I pyetur nëse bankat janë dakord me këtë sistem, Meka tha se nuk është se bankat janë pyetur nëse duan të hyjnë apo jo, pasi sipas tij më tepër është aspekt i detyruar dhe jo me zgjedhje.

Kjo është çështje e rregullatorëve të sistemit, dhe ata që vendosin në këtë funksion janë bankat qendrore, pra nuk pyetet nëse bankat duan apo jo, është aspekt i detyruar dhe jo me zgjedhje. Pra nuk është një çështje zgjedhje, por një çështje pjesëmarrje që lehtëson jo vetëm jetën e qytetarëve dhe bizneseve, por dhe aktivitetin bankar e bën më të përdorshëm. Me sistemin e ri do mund atë kemi dhe një aktivitet më të lartë bankar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy