I veshur në mënyrë shumë elegante, djali 10-vjeçar i Donald Trampit u shfaq i pagjumë në krah të të atit, i cili mbajti fjalimin e fitores si president i SHBA-ve.
Barron Uilliam nuk arriti të demonstronte entuziazmin e të atit, pas një dite që mesa duket ka qenë tepër e gjatë.
Më i vogli i fëmijëve të Trampit, i ardhur në jetë 10 vjet më parë nga lidhja me modelen Melania, duket sikur është gati ta zërë gjumi në këmbë.



