Tërmeti/ CNN: Mbi 1500 viktima. Erdogan: Fatkeqësia më e madhe që nga viti 1939

Tërmeti/ CNN: Mbi 1500 viktima. Erdogan: Fatkeqësia më e madhe që nga viti 1939

Bilanci dramatik i tërmetit që goditi mbrëmë kufirin mes Turqisë dhe Sirisë vazhdon të rritet.

Sipas CNN, numri i të vdekurve në të dy vendet tani është 1 504.

“Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë mbrëmë ishte fatkeqësia më e madhe e regjistruar në vend që nga viti 1939”, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, siç raporton Guardian.

Sipas njoftimeve në mediat vendase, lideri turk po i referohej tërmetit të Erzincanit, i cili mori jetën e rreth 33 000 njerëzve 84 vjet më parë.

Tërmeti i Izmirit i vitit 1999, me magnitudë 7.6, besohet të ketë vrarë më shumë se 17 000 njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy