Pakti mes PS dhe Rithemelimit për komisionet/ Kume: Nga marrëveshja të dyja palët dolën të fituara (VIDEO)

Pakti mes PS dhe Rithemelimit për komisionet/ Kume: Nga marrëveshja të dyja palët dolën të fituara (VIDEO)

Ditën e djeshme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u arrit një marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për rikthimin e normalitetit në jetën parlamentare dhe ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Bëhet fjalë për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi si dhe komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Gazetari Mariglen Kume, tha në MCN live se në mbledhjen e sotme të GP të PD, pritet të bëhet propozimi për Dhurata Çupin, si anëtare tjetër, përveç Oerd Bylykbashit.

Lajmi i minutës së fundit është mbledhja e GP të PD në të clën vendoset edhe një prej anëtarëve të tjerë përveç Oerd Bylykbashit, dhe me shumë gjasë do ët jetë znj.Çupi si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, por do presim se çfarë do të vendos grupi.

Znj.Çupi është nga krahu i PD si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve dhe me këtë logjikë ecin për tu bërë anëtar tjetër.

Më pas do të prezantohet objekti i dy komisioneve hetimore që u dakordësua dje në Konferencën e Kryetarëve.

Gazetari Kume në analizën e tij lidhur me paktin mes PS dhe Rithemelimit e konsideron këtë si një marrëveshje tashmë të lidhur mes tyre.

Sipas tij, nga ajo që u prodhua dje, dolën dy palët të fituar.

Zhvillimet e fundit kanë disa elemente që mund të konsiderohet një marrëveshje. Pra, nga e gjithë kjo që u prodhua dje, të dyja palët edhe grupimi Bardhi-Berisha dhe PS, dolën dy të firuar.

Sepse në fili të kësaj regjistrature, Rama, tha se Beriha është një histori tanimë dhe unë nuk negocioj me non-grata dhe as me zëdhënësit e tij. Çfarë ndodhi, pas 5 muajsh, me insistim të ndërkombëtareve Çuçi dhe Bardhi u ulën dhe arritën negociata për të sjellë normalitetin. Pra, Berisha u legjitimua si opozitë kryesore, si faktor politik,

Ndërkohë nga ana tjetër mazhoranca ishte e fituar se nuk humbiste asgjë, por nga ky diskutim u dhanë dy komisione hetimore, nga dy të tillat, njëri për shëndetësi, që Beqaj është tashmë para drejtësisë dhe kjo e sistemit TIMS, që nga të gjitha të dhënat nuk pritet që të ketë ndonjë produkt të madh aq më tepër që ka shumë pak kohë për të bërë këto komisione, vjen qershori, ikën vëmendja nga këto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy