Arlind Qori: Rezultati i 14 majit brenda pritshmërive, na votuan për idetë dhe programin

Arlind Qori: Rezultati i 14 majit brenda pritshmërive, na votuan për idetë dhe programin

Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qori i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se ata hynë me disa pritshmëri në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se skenari më i mirë ishte që rezultati ynë do të ishte më madh dhe fakti që kemi marrë rreth 5 mijë vota, unë për kryetar bashkie për zgjedhjet e Tiranës tregon se ka qenë një rezultat mesatar. Sipas Qorit, partia e tij është votuar më shumë nga mosha 30-40 vjeçare, ndoshta kjo për idetë dhe programin e Lëvizjes Bashkë. “Më e keqja ishte se do dilnim si rruar qethur, pra do dilnim me pak qindra vota sepse shoqëria nuk do ta kuptonte, ky ishte skenari më i keq. Ndërsa skenari më i mirë ishte që rezultati ynë do të ishte më madh dhe fakti që kemi marrë rreth 5 mijë vota, unë për kryetar bashkie për zgjedhjet e Tiranës tregon se ka qenë një rezultat mesatar brenda pritshmërive bazuar këtu dhe një analizë historike të sistemit partiak në Shqipëri kështu që besoj se ka qenë një rezultat brenda pritshmërive. Sikur në Shqipëri të bëheshin sondazhe tamam, ne do e dinim shumë qartë se kush votoi për ne, por këtu se kupton si ndryshon elektorati, por nga ajo që kam arritur të kuptoj është se na kanë votuar shumë grupe shoqërore nga të gjitha shtresat kemi marrë vota, në fshat dhe qytete dhe këtë e them nga takimet në rrugë sepse skam të dhëna të tjera dhe grupi që na ka votuar më shumë ka qenë e grup moshës 30-40 vjeçare shpesh herë shtresa e mesme. E them këtë brez sepse ndoshta idetë dhe programi ynë ka ngjitur mjaft tek ata, janë ata persona që se gjejnë më veten te Tirana”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy