Transgjinorja e parë që diplomohet/ Myrto: Të luftojmë për të merituar të drejtat tona, jo viktimizim

Transgjinorja e parë që diplomohet/ Myrto: Të luftojmë për të merituar të drejtat tona, jo viktimizim

Luana Myrto, është një transgjinore që për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, vjen në një rrëfim për jetën e saj.

Myrto, thotë se me gjithë paragjykimet, ajo ja doli të marrë një rol në filmin “Dashuri dhe turbulenca”, teksa përmes këmbënguljes i hapi rrugë dhe dyer të tjera vetës, krahas pragdiplomimit.

Jam studente, leksionet nisin herët, studimet janë në rrugë të mbarë, tani jam duke studiuar.

Doja ta konkretizoja aktivizmin tim që të jetësoj me një organizatë dhe jam kam dal,. Kam punuar në film me Gentin, Rudinën dhe Beharin ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme. Ishte hapur një audicion për te marrë një stjuardesë, dhe duke mos marrë një konsideratë atë që isha sepse kisha marrë më herët pjesën filma dhe kisha ideuar vete, dhe me një guxim prej luani, u trokita në derë dhe ata u stepën fillimisht për shkak të dukjes time.

E mora rolin dhe Gent Zenelaj në fund tha që për këmbënguljen që ke, do të ideojmë një rol për ty dhe ishte një rol i shkurtë për kyç dhe ishte një eksperiencë e bukur dhe jam krenare për arritjen dhe me ka hapur dyer të tjera.

Jetën mes bullizimit dhe paragjykimeve për ndryshimin e gjinisë ajo e sheh si luftë për të drejtat e komunitetit.

Sipas Luanës, të drejtat meritohen, andaj nuk ka vend për viktimizim.

Kudo që jeni ju vleni, dhe bëjani të ditur vetes.

Përderisa kemi një mendje të shëndetshme, dy duar e dy këmbë duhet të bëjmë të pamundurën që të përgatisim veten dhe të luftojmë për këto të drejtat tona, e jo të viktimizohemi sepse të drejtat meritohen.

Duhet mënuar se si do ti qasesh shoqërisë, por interesi për të drejta është për te gjitha.

Jam e para transgjinore që diplomohem, gjej rastin të falënderoj profesorët dhe studentët dhe jam ndjere mjaft mirë më kanë përkrahur.

Këshilla është sakrifiko, mbaro gjimnazin, lufto për jetën tënde. Viktimizimi mbush xhepat e të tjerëve që dalin dhe bëjnë ‘priftin e mirë’, ndërkohë kanë interesa dh qëllime njësoj si politika në Shqipëri, ambicie, karrierë për të qenë unë dhe aspak për të përfaqësuar një sistem social për të ndihmuar këtë komunitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy