Parlamenti mbylli këtë sesion parlamentar me votimin e ndryshimeve kushtetuese, për të cilat kishin rënë dakord paraprakisht maxhoranca dhe opozita parlamentare.
Një javë më parë, Parlamenti miratoi marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën maxhoranca u dakordua me opozitën jashtëparlamentare.
Në seancën e sotme, ndryshimet kushtetuese u votuan me 106 vota pro dhe 10 kundër.
Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar.
Pas votimit, deputetët janë shpërndarë. Siç shihet edhe nga fotot, shumë prej tyre kanë zgjedhur ta mbyllin këtë sesion me një kafe në mjedise të hapura.
Parlamenti e rinis punën në sesionin e ri më 7 shtator 2020.



