Bashkëshorti iu vra në “21 janar”, rrëfimi prekës i Alma Veizit

Bashkëshorti iu vra në “21 janar”, rrëfimi prekës i Alma Veizit

Alma Veizi, bashkëshortja e të ndjerit Ziver Veizi, i vrarë në bulevard para godinës së Kryeministrisë, më 21 janar 2011, e lodhur nga seancat e gjata gjyqësore dhe e zhgënjyer prej gjykatave shpreson se do të jetë Reforma në Drejtësi që do të vendosë drejtësi për vrasjen e burrit të saj.

Duke folur për “Panorama” për vendimin e Gjykatës Administrative për dëmshpërblimin, Alma shprehet se nuk mund të jetë dakord me gjykatën, por nuk del edhe mbi vendimet e gjykatave.

Duke folur për vajzën, Anën, Alma shprehet se studimet për Drejtësi mbeten ëndrra e saj për të gjetur drejtësinë e munguar për babain e vrarë.

Sot në 6-vjetorin e vrasjes së bashkëshortit tuaj, Ziver Veizi, mendoni se drejtësia po vendoset?

Jemi lodhur në gjithë këto vite, duke folur e folur, kërkuar e kërkuar të drejtën tonë. Shpresën më të madhe e kemi te Reforma në Drejtësi sepse gjykatat na kanë zhgënjyer gjithë këto vite. Pa Reformën në Drejtësi nuk kemi shpresë se përgjegjësit e vërtetë, ata që dhanë urdhër dhe ata që vranë më 21 janar do të dënohen. Kemi gjashtë vjet që endemi dyerve të gjykatave dhe ende asnjë drejtësi.

Si i vlerësoni vendimet e gjykatave për dëmshpërblimin financiar ndaj vrasjes së bashkëshortit?

Nga gjykata ne nuk kemi marrë atë që meritojmë, por nuk mund të dalim mbi gjykatat, do ta pranojmë këtë vendim.

Qeveria në mbledhjen e saj të së mërkurës vendosi të miratojë fondet për të ekzekutuar vendimet e Gjykatës Administrative për dëmshpërblimin tuaj?

Nuk kam folur ende me avokatin tim sepse di që gjyqi tani ka mbaruar dhe nuk e di a do të shkojë në Apel, por ia kam lënë avokatit në dorë gjithçka. Nesër do të jemi për homazhet në Tiranë dhe do të flas me avokatin.

Çfarë ceremonie përkujtimore do të ketë në 6-vjetorin e vrasjes së Ziver Veizit? Na kanë lajmëruar që në orën 13:00 të jemi në Tiranë te Pallati i Brigadave. Me sa duket, atje do të ketë një ceremoni

Gjatë kësaj periudhe, si ka qenë gjendja juaj financiare, jeni punësuar?

Unë jam e punësuar, ndërsa fëmijët përfitojnë nga statusi i dëshmorit të babait të tyre.

Ana vijon shkollën?

Ana është në vitin e dytë të gjimnazit.

Vijon ta ketë dëshirën për t’u bërë gjyqtare?

Ana vijon ta ketë dëshirën për t’u bërë juriste. Jam e bindur se do ta realizojë dhe të kërkojë drejtësinë e plotë për humbjen e babait të saj.

Marre nga Panorama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy