Maxhoranca kaloi ligjin e basteve sportive mes bilbilave të deputetëve demokratë të Berishës dhe Bardhit. Ligji për hapjen e basteve sportive kaloi me 72 vota pro dhe 2 abstenim, një prej tyre ishte Erion Braçe.
Duhet theksuar se në komisionin e dhënies së licencave shatohet dhe një anëtar nga ministria e brendshme, ndërkohë çështje të tjera kanë të bëjnë me dhënien e licencën.
Tani mbetet që brenda 6 muajsh këshilli i ministrave të miratojë amendamente që ky projekt ligj të marrë formë.
Ligji i ri i lojërave të fatit duhet theksuar se ka disa kritere të shtuara disa masa shtesë sa i përket parandalimit të pastrimit të parave duke qenë se janë në lojë institucionet financiare të krediutuara nga banka e Shqipërisë.
Ndërkohë nga ana e opozitës vazhdoi i njëjti skenar ku deputetët e PD nuk lejuan të zhvillohej normalisht seanca plenare duke e mbajtur të bllokuar foltoren shoqëruar me zhurmat e bilbilave.



