Europianët e hershëm mund të kenë ngrënë trurin e armiqve të tyre

Europianët e hershëm mund të kenë ngrënë trurin e armiqve të tyre

Një studim i ri tregon se njerëzit e lashtë që jetonin në Europë mund të kenë nxjerrë trurin e armiqve të tyre të vdekur dhe ta kenë konsumuar atë.

Studimi, i botuar javën e kaluar në revistën “Scientific Reports”, analizoi eshtrat e të paktën 10 individëve nga kultura Magdalene, e cila ekzistonte në Evropë rreth 11,000–17,000 vjet më parë. Studiuesit nga Franca, Spanja dhe Polonia përdorën teknika imazherike për të ekzaminuar këto mbetje dhe identifikuan shenja e prerje në eshtra, që tregojnë për heqjen e palcës nga kockat e gjata dhe trurit nga kafka.

Kanibalizmi ka qenë i dokumentuar në kulturën Magdalene si pjesë e ritualeve funerale dhe akteve të dhunës. Megjithatë, ky rast i veçantë mund të ketë lidhje me konfliktet luftarake, sipas Francesc Marginedas, bashkautor i studimit. Ai thekson se nuk ka shenja të trajtimit të veçantë të mbetjeve, siç ndodh në raste rituale, dhe mungojnë kupat e kafkës që lidhen me ritualizimin e trupave.

Marginedas, arkeolog në Institutin Katalan të Paleoekologjisë Njerëzore dhe Evolucionit Social në Spanjë, ishte pjesë e ekipit që studioi eshtrat e gjetura në shpellën Maszycka pranë Krakovit, Poloni—një vend prehistorik i njohur dhe i studiuar për dekada.

Teoritë mbi arsyet e prerjes së kafkave kanë ndryshuar me kohën. Një studim i viteve 1990 sugjeroi se njerëzit e lashtë konsumonin trurin e armiqve të tyre, por studime të mëvonshme vunë në dukje mungesën e shenjave të dhëmbëve të njeriut në eshtra, duke vënë në pikëpyetje hipotezën e kanibalizmit.

Sipas Marginedas, të dhënat e reja tregojnë më shumë një akt dhune dhe konflikti sesa një ritual. Studiuesit përdorën mikroskopë elektronikë për të analizuar eshtrat, duke zbuluar shenja dhe prerje në 68% të tyre, të cilat u shkaktuan nga njerëzit dhe jo nga proceset natyrore.

Eshtrat i përkisnin të paktën 10 individëve—gjashtë të rritur dhe katër të mitur—të cilët mund të kenë qenë të afërm me njëri-tjetrin, por për ta konfirmuar këtë nevojiten analiza të mëtejshme të ADN-së.

Megjithatë, Marginedas pranon se është e vështirë të thuhet me siguri nëse kemi të bëjmë me një rast kanibalizmi.

“Gjatë analizës tafonomike të eshtrave, identifikuam shenja që tregojnë se kockat e krahëve dhe këmbëve u therën dhe u thyen për të nxjerrë e konsumuar palcën,” shpjegon ai.

Bill Schutt, zoolog dhe autor i librit Cannibalism: A Perfectly Natural History, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, e vlerësoi kërkimin si “një studim shumë i mirë”. Megjithatë, ai paralajmëroi kundër përfundimeve të nxituara, duke argumentuar se mungon informacioni i mjaftueshëm mbi kulturën Magdalene për të pohuar me siguri se ata ishin kanibalë.

“Kush e di se çfarë po bënin këta njerëz?” thotë Schutt. “A besonin se thyerja e kafkave ishte një shenjë respekti apo një formë mosrespektimi? Në disa kultura, trupat priten si pjesë e riteve funerale.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy