Tre skema krimi te Onkologjiku/ Alimehmeti: Mungesat në sistemin shëndetësor lënë hapësirë për abuzime

Tre skema krimi te Onkologjiku/ Alimehmeti: Mungesat në sistemin shëndetësor lënë hapësirë për abuzime

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për skandalin për krimin shëndetësor në spitalin Onkologjik, ku pacientët zhvateshin nga mjekët, tha se këtu bashkohen tre skema kriminale.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas dr.Alimehmetit, mungesat dhe mjegullnajat në sistemin shëndetësor kanë lënë hapësirë për abuzime të tilla.

Te ky diskutimi këtu shoh tre skema, tre elemente që janë bashkuar dhe na serviren në një dhe na japin këto mesazhe duke u dukur si diçka me e rëndë se diçka tjetër.

E para ka të bëj me spostimin e pacientëve nga sistemi publik në atë privat, në kirurgji. E dyta ka të bej me spostimin e medikamenteve spitalore nga spitali drejt asaj privat farmaceutik. Dhe e treta ka të bëj me një mungesë pajisje aspo rrezikim nga pajisje radioterapie brenda spitalit Onkologji,. Kushdo që është aty në rreze.  Diskutimi është i thjesht. Ore po ne do presim në fund fare gjithmonë Prokurorinë dhe Policinë të gjej diçka pas kushedi sa kohe e çfarë dëmi ka.

Po Ministria e Shëndetësisë ka ndonjë detyre këtu? Nëse ke mjaftueshëm kirurg nuk krijohet kjo skema, nëse ka mjaftueshëm kimioterapist spitali për të gjithë, nuk krijohet dot ajo skema që duhet ta blesh jashtë se je i furnizuar spitali, nëse ka mjaftueshëm spitali me pajisje nuk ka radhë, pacient që s’po u dalim lek, që të japin lek në dorë.

Nëse ka një plan monitorimi dhe depistimi, ti minimizon, nuk po them zhduk, këto skema.

Brenda kësaj mjegullnaje, brenda këtij terreni që ke mungesa në sistemin tonë shëndetësor, gjen oportunitete dhe disa njerëz shkojnë dhe i shfrytëzojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy