Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ka reaguar lidhur me çështjen e Kishës së Shën Sofisë, që ka sjellë shumë komente anembanë botës. Kjo pasi një vendim i gjykatës së Stambollit i hoqi statusin muze. Jo vetëm kaq, por propozimi është që nga kishë ajo të kthehet në xhami.
I pyetur për komentet e shumta që kanë ardhur pas këtij vendimi, ndër të cilët edhe ai i Papa Françeskut, Erdogan është shprehur i prerë, duke thënë se kjo çështje i takon vetëm shtetit turk. “Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme”, tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofias.
Erdogan nuk u ndal me kaq, por deklaroi se vendimi i vitit 1934 për t'i dhënë statusin muze ‘ishte jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin tonë.’
Edhe pse i vogël, në Turqi ka një komunitet të vogël katolik dhe për këtë arsye këto vendime kanë shkaktuar reagime nga pothuajse e gjithë bota. Gjatë ditës së sotme një qëndrim mbajti edhe Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë.



