Vjen në jetë bebja "e ngrirë" prej 27 vjetësh

Vjen në jetë bebja "e ngrirë" prej 27 vjetësh

Molly është një foshnjë vetëm disa muajshe e cila ka lindur nga një embrion i ngrirë që prej vitit 1992. Embrioni 27-vjeçar ka thyer një rekord të ri, pas embrionit të fundit i cili qëndroi i ngrirë për 24 vite. 

Molly Gibson ka lindur në tetor të vitit 2020, por mund të kishte lindur kurdo gjatë këtyre 27 viteve. Embrioni i saj ishte ngrirë në tetor 1992 dhe qëndroi i ngrirë deri në fillim të këtij viti në shkurt, kur Tina dhe Ben Gibson nga Tenesi e adoptuan embrionin e saj. Lindja e Molly besohet të ketë vendosur një rekord të ri, pasi ka qënë po ky çift që ka adobtuar një tjetër embrion në vitin 2017 i cili qëndronte i ngrirë prej 24 vitesh. 

Pas adoptimit të parë të  embrionit 24 vjeçar lindi Ema, motra e madhe e Molly e cila ka ardhur në jetë vetëm 1 muaj më parë. Embrioni është vetëm një vit më i ri se nëna që e lindi. "Me Emën, ne ishim shumë të dëshpëruar për të pasur një fëmijë", është shprehur Tina Gibson për CNN. "Me Molly, ne jemi në të njëjtën mënyrë.  vetëm se këmi thyer një rekord të ri botëror," ka thënë ajo. 

Gibson mbeti shtatzënë me Emma dhe Molly me ndihmën e Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, një organizatë jofitimprurëse në Knoxville që ruan embrione të ngrira me fekondim vitro, të cilat pacientët kanë vendosur të mos i përdorin. Familjet mund t'i adoptojnë ato embrione të papërdorura, të cilat më pas transferohen në mitrën e një prindi adoptues. Emma, ​​vajza e madhe e Gibsons, lindi në nëntor 2017 dhe vendosi rekordin e mëparshëm për embrionin me ngrirjen më të gjatë të njohur që ka rezultuar në një lindje, sipas qendrës. Ajo ishte e ngrirë për 24 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy