
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve se rritja e infektimeve me Covid nuk ishte diçka që nuk pritej. Hoti shtoi se që nga 30 prilli ka pasur më pak kufizime, por shtoi se vala ë këtij viti është dukshëm, më e butë në krahasim me vitin e kaluar si në shtrirje ashtu edhe me numrin e njerëzve të shtruar në spitale.
Që nga 30 prilli në Kosovë ka pasur të aplikuara pak kufizime dhe ata që ishin në fuqi nuk respektoheshin. Duke pasur trendin në rajon dhe Evropë do thoshim që ishte një rritje e pritur, dhe ne punuam aq sa kishim mundësi me vaksinimin dhe rritjen e kapaciteve spitalore. Nuk është diçka që nuk është pritur. Qytetarëve po i kujtojmë që kemi në fuqi disa masa si kërkimi i dëshmisë së vaksinimit të veprimtari të ndryshme.
Tani kjo rritje e rasteve nuk ka sjellë ngarkesë në spitale, kemi 41 pacientë në spital, kemi 3 spitale rajonale me një numëm simbolik pacientësh.
Duke një lloj vale më e butë se ajo e verës së kaluar edhe në shtrirje edhe njerëzve në spitale.
Përsa i përket vaksinimit, Hoti tha se Kosova qëndron mirë krahasuar me vendet e BE-së. Duke vijuar shpjegimin e tij zëdhënësi i MSH tha se është hapur dhe mundësia për dozën e katërt për personat mbi 60 vjeç. Hoti shtoi më tej se pjesa dërrmuese e e rasteve janë variante Ba.4 dhe Ba.5.
Kosova qëndron mirë krahasur me vendet e BE. Në nivel të popullatës së përgjithshem kemi 51% të popullsisë të vaksinaur me dozën e parë dhe 46% me dozën e dytë. Në Kosovë aplikohet dhe doza e tretë, ku kemi një përqindje 8 %. Javën e kaluar kemi hapur dhe mundësinë për dozën e katërt për pesrsonat mbvi 60 vjeç. Po bëjmë përgatitjet edhe për vendimin për vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç.
Disa vetëmjaftohen me marren e disa dozave e ndërkohë disa persona të tjerë mendojnë se pandemia ka mbaruar dhe kjo ka ndikuar pak edhe tek vaksinimi.
Ministria e Shëndetesisë i rekomandon të gjithëvë marrjen e dozës së tretë mbi 12 vjeç. Kemi mundësuar dhe marrjen e dozës së katërt dhe do vijojmë fushatën që vaksinimi mos të shënojë rënie. Të gjitha komunat janë stafet e vaksinave. Numri i efekteve anësore ka qenë i vogël. 128 raste të efekteve anësore, dhe efekte të pritura.
Në raportin e Institutit të Shëndetit publik pjesa dërmuese e rasteve janë variante Ba.4 dhe Ba.5



