Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimet në burgje. Deputeti demokrat Arben Risatni publikoi një letër që sipas tij Zëvendësdrejtori i Burgjeve Bledar Skënderi ankohet te Rama se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit dhe po kryhen emërime jashtë listës zyrtare me emra që ka dërguar PS.
Në letër thuhet gjithashtu se në burgje janë emëruar njerëz që nuk kanë formimin e duhur profesional, të cilët po cënojnë sigurinë në këto instituicione. Në fund të deklaratës së tij Ristani iu ka bërë thirje qytetarëve t`i bashkohen protestës për rrëzimin e qeverisë më 17 dhjetor.



