Kriptovalutat/ Soko: Procesi i vështirë, ne nuk kemi as kapacitete ligjore as institucionale për t'i monitoruar

Kriptovalutat/ Soko: Procesi i vështirë, ne nuk kemi as kapacitete ligjore as institucionale për t'i monitoruar

Prodhimi legal i kriptomonedhave në Shqipëri, duket që është shumë larg. Deri më tani Shqipëria, ka legjislacionin për tregtimin, por nuk ka asnjë të regjistruar.

Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thotë për “MCN economy”, thotë se ky në vete është një proces i vështirë, meqë ne nuk kemi as kapacitet ligjore as insituticionale për t'i monitoruar ato.

Ne nuk e kemi kapacitetin për ta monitoruar procesin, ne nuk jemi në këtë fazë, as tregu nuk është zhvilluar deri në atë pikë, as ne nuk e kemi infrastrukturën ligjore as institucionale për ta monitoruar si treg, te jemi të sinqertë neve na vodhën të dhënat e shtetit.

Pra, do një farë stad pak më të avancuar kontrolli mbi këto, kështu q ëi gjithë ky proces që u nis që në 2019, që u prezantua ligji për kriptomomedhat.

 Ishte një plan qe vinte nga disa fronte, nga një anë ishte amnistia fiskale, nga një anë vitin kriptomonedhat, me qellim lehtësimi i transferimit të fondeve nga do vijnë deri këtu, pra u prezantua si evolucion në tregun monetar, por qe pa institucionet dhe pa infrastrukturën është kot.

Për ekspertin e ekonomisë, Soko, monedhat digjitale këtu funksionojnë në portofolin e decentralizuar dhe nuk i kontrollon dot.

Ai vlerëson se teksa mangësitë e legjislacionit duhet nisur që nga aktiviteti i transaksionimit të kriptomonedhës, institucionet janë të prapambetur në aspektin e infrastrukturës së kontrollit.

Nuk ka pasur aplikant për ta kryer këtë se pse këtu ka një serë mangësish të tjera legjislacioni i cili duhet plotësuar duke filluar që nga aktiviteti i transaksionimit të kriptomonedhës.

Kjo do të tjera parametra, do komplet një tjetër legjislacion nga pikëpamja legale, do të tjera parametra të cilat duhet të merren parasysh, ku kërkon qoftë përditësim, dalje nga një nivel jo fort komod që ne kemi sa i takon infranstukturës së kontrollit, jemi të prapambetur.

Pra, transaksionimi, kryerja e Exchange apo e aktivitetit me bitcoin ndodh nëpër portofole të cilat janë të decentralizuara, ti nuk ke mundësi që ta kapësh atë, ti nuk ke mundësi ta identifikosh, ta izolosh dhe ta ndalosh atë, nuk  e bën dot, ky është problemi që kemi me kriptomonedhat. Por të thashë i gjithë ky ligj që u vendos, e din të gjithë që nuk e kontrollon dot tregun, kriptomonedhat, dhe nuk është vendosur për këtë, sepse do duhej të ishte nisur komplet ndryshe, do duhje marrë një model, të zgjidhin modelin amerikan të kontrollit apo atë evropian të kontrollit, duhet të marrim të gjithë legjislacionin për ta përshtatur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy