Regjisori Kastriot Çipi duke folur në “Mcn Informacion” tha që gjuha e Sali Berishës në fushatë është e përqendruar në tema të prekshme, ndërsa Rama ka një ligjërim delirant dhe fyes.
“Duhet bërë një diferencë mes Ramës dhe Berishës. Berisha në përgjithësi përqendrohet në tema të prekshme, inflacioni, mungesa e punës, pagat minimale, pensioni minimal, mestar. Flet për tema të prekshme, ekonomi dhe përmirësim të nivelit të jetesës së shqiptarëve, gjë që s’e shoh te Rama. Po të shohim edhe fushatat e mëparshme ligjërimi i Ramës ka qenë ligjërimi i pijanecit në mejhanen e lagjes. Ka pasaportën europiane, bufin e kënetës.
Mbrojti një nga thagmat e tij për që ata që zgjedhin bufin dhe kënetën janë çyrykë. Kjo është delirante. Unë s’mund të fyej të gjithë trupën, mund të fyej individin. Rama duhet ndëshkuar edhe për gjuhën. E gjithë gjuha e tij ka qenë e tillë në fushatë sepse s’ka realizime, s’ka se çfarë mbron. Basha është për të defaktorizuar Berishën”.
I pyetur në lidhje me gazetarin Elton Qyno, i cili fitoi përballë SPAK-ut në Gjykatën Kushtetuese, Çipi tha që ky rast tregon që organet ligjzbatuese s’kanë zënë mend në mënyrën se si veprojnë.
"Rasti Qyni tregon që organet ligjzbatuese s’kanë zënë mend. Sjellja ndaj Qynos më kujton sjellje që i bënte policia në vitet në 90’ kur kultura e policisë ishte shumë më e ulët dhe kur vetëdija e gazetarëve s’ishte aq e fortë sa sot. Ka pasur në vitet 90’ arrestime për të njëjtën akuzë. Jo vetëm Qyno, por çdonjëri që merr një sekret që s’ka detyrim ta ruajë, është i lirë ta përhapë.
Uroj që kjo që i ndodhi Qynos të mos i ndodhë asnjë gazetari. Avokati Dorian Matlija e shikonte këtë vendim si vendosje precedenti dhe thotë që duhet të shoqërohet me masa për gjyqtarët që i kanë dhënë këto vendime. Si mund të sekuestrosh çdo pajisje dixhitale të një gazetari pse s’të pëlqen informacioni që ka shpërndarë".



