Sinjari: Shkollat profesionale nuk i plotësojnë kërkesat e tregut! Institucionet të vendosin lidhje mes të papunëve dhe bizneseve

Sinjari: Shkollat profesionale nuk i plotësojnë kërkesat e tregut! Institucionet të vendosin lidhje mes të papunëve dhe bizneseve

Koli Sinjari, sekretar i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë tha në studion e emisionit “MCN Economy” një pjesë e të rinjve kërkojnë një punë të shpejtë ndërkohë që pjesa tjetër largohet nga Shqipëria duke krijuar në këtë mënyrë një mospërputhje mes kërkesës dhe ofertës.

Duke vijuar logjikën e tij, Sinjari tha se shkollat profesionale nuk i plotësojnë kërkesat që ka tregu.

Fenomeni është tipologjia e brezit të ri, është në një fazë kur kërkojnë punë të shpejtë, punim të shpejtë. Është periudhë që rinia shqiptare kërkon të largohet nga vendi, një pjesë largohet dhe një pjesë tjetër kërkon punë të privilegjuar dhe krijohet mospërputhje mes kërkesës dhe ofertës.

Është një politikë e shteti që në disa faza të bëhet arsimi profesional, e parë është shkolla profesionale dhe ka një rritje shumë të madhe para 7 vitesh 3 mijë njerëz shkonin ën shkolla profesionale tani janë 20 mijë. Është mirë por jemi larg me vendet e tjera të BE-së ku pjesa e shkolla profesionale është më e madhe se gjimnazet e zakonshme.

Ka një zgjerim ekonomia këto 10 vitet e fundit, është rriture dhe sektori i turizmit përveç ndërtimit. Shqipëria ka një boom në turizëm dhe ndërtimit dhe janë zhvilluar dhe sektori i fasonerisë, është vetë zhvillimi që ka kërkesa. Shkollat profesionale nuk i plotësojnë kërkesat që ka tregu.

Më tej, Sinjari tha se ndërmarrjet shqiptare nuk bëjnë kontrata kolektive duke shtuar se një nga arsyet është mungesa e sindikatave të fuqishme.

Ne kërkuam që takimi të ishte i hapur, u diskutuan kërkesat e shoqatave për imigracionin. U diskutua problemi i librezës elektronike. Marrëdhëniet punëdhënës punëmarrës nuk janë të rregulluar me kontrata kolektive reale. I bën biznesi, po në Shqipëri ka një % të ulët të kontratave kolektive. Ndërmarrjet shqiptare nuk i kanë të dëshirueshme kontratat kolektive.

Kemi indicie nga ILO për një kontratë tip, por edhe biznesi shqiptar duke qenë familjar dhe punëtorët nuk janë kërkues pasi mendojë se do rrinë pak dhe do ikin. Kemi dhe zyrën e pajtimit dhe mirëkuptimit. Në Shqipëri ka shumë pak kontrata kolektive. Duhet të ketë sindikatë të fuqishme dhe aktive, pasi nëse nuk janë të tilla nuk bëhen kontratat kolektive.

Kurrikulat e shkollës profesionale të jenë në përputhshmëri me tregun e punës. Duhen politika për të rinjtë shqiptarë dhe shkollimin e tyre.

Më tej, Sinjari tha se duhet duhet sinergji nga institucionet që të të bëhet lidhja mes vendeve ku kërkohen punonjës dhe njerëzve që kërkojnë punë.

Ka fasoneri që kërkojnë punëtorë në Tiranë ndërkohë që në Shqipëri ka njerëz pa punë. Duhet të ketë sinergji të institucioneve, kur mund të marrësh punëtorë nga fshatra të Korçës dhe të mos marrësh nga jashtë apo të mos udhëtosh nga jashtë. Duhet sinergji ku janë të papunët dhe ku kërkohen punëtorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy