
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka dënuar veprimet e presidentit të Republika Sërpskas në Bosnjë, Milorad Dodik. Rubio theksoi se këto veprime kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Veprimet e presidentit të Republika Sërpskas, Milorad Dodik, po i minojnë institucionet e Bosnjë e Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Vendi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë e Hercegovinë të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm”, ka shkruar Rubio në platformën X.
Dodik firmosi një dekretet përmes së cilave me ligj ndalohet puna e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, si dhe Agjencisë Shtetërore të Hetimeve në territorin e këtij entiteti.
Dodik më 26 shkurt u dënua nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës.



