Efekti i vaksinës Pfizer zbret nën 50% pas gjashtë muajsh

Efekti i vaksinës Pfizer zbret nën 50% pas gjashtë muajsh

Efektiviteti i vaksinës kundër Covid të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech bie nën 50% gjashtë muaj pas administrimit të dozës së dytë.

Kjo tregohet nga rezultatet e studimit të publikuar në The Lancet, të cilat konfirmojnë raportet paraprake të Izraelit dhe Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të Shteteve të Bashkuara, duke raportuar një ulje të efikasitetit kundër infeksioneve 5 ose më shumë muaj pas vaksinimit.

Studimi, i financuar nga vetë Pfizer, tregon se vaksina ka një efikasitet kundër infeksionit prej 88% në muajin e parë pas dozës së dytë dhe se mbrojtja bie në 47% pas 5 muajsh nga doza e dytë. Mbrojtje më e lartë u gjet kundër variantit Delta.

"Ndër infeksionet e radhitura, efikasiteti i vaksinës kundër infeksioneve të variantit Delta ishte i lartë gjatë muajit të parë (93%) por ra në 53%" pas 4 muajsh. Efikasiteti kundër varianteve të tjera (jo Delta) ishte gjithashtu i lartë (97%) në muajin e parë pas vaksinimit, por ra në 67% në 4-5 muaj”, shprehen ekspertët.

Nga ana tjetër, efektiviteti i vaksinës kundër shtrimeve në spital ruhet, me një total prej 93% deri në 6 muaj, duke konfirmuar mbrojtjen nga sëmundja edhe përballë përhapjes së variantit Delta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy