Sulltan Nevruzi/ Rama: Pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i ditës së bekuar

Sulltan Nevruzi/ Rama: Pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i ditës së bekuar

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Kryeministri Edi Rama teksa uron shqiptarët për festën e Sulltan Nevruzit, thotë se kjo ditë ka një kuptim të bekuar,

MIRËMËNGJES dhe në festën e Sulltan Nevruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar.

Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” (nga persishtja) dhe ’Sulltan’, është titull i lartë. Kjo ditë, e ka origjinën që herët.

Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV.

Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut.

Ka shumë histori mbi prejardhjen e kremtimit të Sulltan Nevruzit dhe fillimet e përcjelljes së datave të shënuara. Origjina gjithsesi, mbetet ende e paqartë. Mendohet gjithsesi se ekuinoksi pranveror është ai që ka sjellë zanafillën e kësaj feste.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy