Dokumentet sekrete, mbi Trump ngrihen tre akuza të tjera

Dokumentet sekrete, mbi Trump ngrihen tre akuza të tjera

Ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith ka akuzuar ish-Presidentin amerikan, Donald Trump, me tre akuza të tjera në çështjen e dokumenteve të klasifikuara, duke ia shtuar 37 akuzave të mëparshme. Departamenti i Drejtësisë akuzoi Trumpin se urdhëroi stafin e tij të fshinte regjistrimet e kamerave të sigurisë dhe mbajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes. Ai akuzohet si përgjegjës se u ka kërkuar të tjerëve që të ndryshojnë, gjymtojnë dhe fshijnë provat. Carlos de Oliveira, menaxheri i pronës së Mar-a-Lago, rezidenca e Trump ku u gjetën më shumë se 300 dokumente të klasifikuara, përballet me akuzën e ndryshimit, shkatërrimit, gjymtimit ose fshehjes së objekteve, një akuzë e dytë për ndryshimin, shkatërrimin, gjymtimin ose fshehjen e ndonjë dokumenti, regjistrimi ose pasurie tjetër, dhe një tjetër pretendim se ai bëri deklarata dhe pretendime të rreme gjatë një interviste vullnetare me hetuesit federalë. “Kjo është ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë. Ata po ngacmojnë kompaninë time, po ngacmojnë familjen time dhe më e rëndësishmja, po më ngacmojnë mua. Akuzat janë qesharake. Ata e dinë këtë më mirë se kushdo”, tha Trump për Fox News. Ish-Presidenti siguroi se diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur nëse politikani republikan nuk do të ishte “përpara Presidentit Joe Biden në sondazhe të shumta”. “Unë jam duke udhëhequr si një kandidat republikan dhe jam përpara në zgjedhjet e përgjithshme. Vendi ynë po abuzohet nga Departamenti i Drejtësisë.” Këto akuza të reja vijnë pasi ish-presidenti dhe ekipi i tij i avokatëve presin një aktakuzë të re mbi rolin e Trump në sulmin në Kapitol, pasi Smith i dërgoi një letër ish-Presidentit javën e kaluar duke e informuar atë se ishte vënë nën hetim për këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy