Protestë topless para kancelarit gjerman: Mos i jepni para Putinit

Protestë topless para kancelarit gjerman: Mos i jepni para Putinit

Dy të reja u zhveshën për të protestuar përkrah kancelarit gjerman Olaf Scholz, duke përfituar nga takimi i tij me qytetarët në parkun e Kancelarisë në Berlin.

Slogani i tyre ishte: “Mos i jepni para Putinit. Embargo gazit rus tani!”.

Parulla e shkruar në pjesën e sipërme të trupit u shfaq krejt papritur kur ato hoqën bluzat pasi iu afruan kancelarit gjerman. Më pas aktivistet u bllokuan dhe u morën nga policia.

Gjermania vijon të furnizohet me gaz nga Rusia, pavarësisht se ishte ndër të parat që dënoi agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy