
Qeveria miratoi pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor! Jo më shumë se 200 ha në rang vendi, gjoba 5 mln lekë deri tek heqja e licencës për subjektet që shkelin kushtet. Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj në MCN Live tha se nëse flasim për ekonomi nuk ka arsye pse të jemi kundra, por nëse shohim se sa do ndikojë në efektet rrjedhëse ky draft ligj duhet të kishte një relacion. Sipas tij, ky legalizim rrezikon tregun bujqësor pasi sic ai shprehet tregu kanabisit ëhstë më shumë joshës. "Nëse mund të flasim për ekonomi nuk ke pse të jesh kundra, por nëse flasim se si po serviret pa konsultime dhe vendndodhjes që do ketë ky biznes në ekonominë shqiptare dhe sa do ndikojë në efektet rrjedhëse si punësim, buxhetet natyrshëm që ka nevojë që ky draft ligj të kishte një relacion. Ndërkohë unë gjykoj që ligji në përgjithësi është i tillë që pak do e ndihmojë ekonominë. Në momentin që merret si praktikë sipas kontratave natyrshëm që e konsideroj çështje teknike që mund të tejkalohet pra pjesa eksportit, ndoshta problemi lidhet me pjesën brenda vendit me këtë temë shumë të ndjeshme. Se kuptoj pse duhet të jetë lidere ministria e shëndetësisë kur prodhimi industrial është po aq i vlefshëm në ligj sa ai mjekësor. Por në momentin kur kjo lidhet me sektorin bujqësor që ka një treg pune shumë të pakonturuar, informal me problematika dhe duke hyrë në lojë tregu kanabisit që është dukshëm më joshës, natyrshëm që do thithë dhe atë pak treg të fuqisë punëtore dhe mbi të gjitha në ligj nuk jepet asnjë sens mase se sa do zërë tregtia e kanabisit". Në vijim Gjokutaj tha se Shqipëria kultivon dhe eksporton në mënyrë ilegale kanabis dhe biznesi bujqësor përjashtohet nga kjo veprimtari. Sipas tij, informaliteti është i lartë në vendin tonë. “Ta nisim nga niveli i qarkullimit informal sepse dhe sot Shqipëria kultivon, përpunon dhe eksporton kanabis në mënyrë ilegale. Qëllimi i ligjit është formalizmi i saj duke e futur në llogari. Kjo është një tregti që është e thurur më shumë me pjesën informale dhe fuqia përthithëse farmaceutike nuk ka këtë lloj të prodhimit vendas dhe në këtë mes duke i dhënë një shtytje elementit kriminal me ato kushte që ka vendosur nuk jep asnjë garanci sepse nuk thuhet se çfarë kompanish do jenë ofshore apo jo. Që këtu filtrat janë të dobëta nga mënyra se si do hynë në Shqipëri. Problematikë tjetër është kontraktimi. Ajo që ndikon është se të specializuar për këto punë nuk është biznesi bujqësor formal, por ata që veprojnë në mënyrë legale dhe kjo e fut ekonominë në atë pjesë ku s’do di si të ndërveprojë. Nëse shteti mund të marrë 10% me të gjitha nivelin e taksave qoftë vendore, kontributet do ishte rasti më potent, por ne kemi të bëjmë me biznesmen që kanë në kulturë informalitetin, kjo do të ndikojnë dhe në ato pjesë të lidhura me ta për ta informalizuar. Vendi jonë ka një informalitet të lartë”.



