Në konferencën e sotme për media, kreu i PL-së, Ilir Meta, foli edhe për takimin e tij për ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe sa i përket marrëdhënieve me diplomaten, për të cilën u shpreh marrëdhëniet me SHBA kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të jenë të tilla.
Meta u shpreh se në takim u diskutua edhe për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit Sali Berisha.
Sipas tij, ky vendim është vepër e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Më tej Meta tha se ne nuk bëjmë zgjedhje mes tij dhe SHBA.
Unë s’mund të flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores, ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Unë mund t’iu them juve se çfarë i thashë ambasadores për këtë çështje. Unë thashë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës.
I shpreha dhe bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës. I thashë që të thotë në Uashington, që të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë as nuk jam dakord.
Pa një vendim të tillë do të kishim Lulzim Bashën kryetar të PD. Kjo nuk është më një sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë i cili është i pavarur. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD apo të çdo partie tjetër.
Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur 100% detyrimet tona dhe njëkohësisht për të përshpejtuar me ritme marramendëse luftën kundër korrupsionit që janë kyçe për çeljen e negociatave.
Unë mund t’iu them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në forcimin e partneritetit bilateral, në plotësimin e detyrimeve tona si anëtar i NATOS.
Dhe së treti sa i takon përshpejtimit të integritetit evropian që është një interes tjetër i SHBA. Dhe kemi patur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, shumë bashkëpunuese, këtë mund të thosha.



