Australia dhe Kanadaja ngrijnë fondet për refugjatët palestinezë

Australia dhe Kanadaja ngrijnë fondet për refugjatët palestinezë

Australia dhe Kanadaja kanë njoftuar pezullimin e financimit të tyre për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa), pas akuzave nga autoritetet izraelite se punëtorët mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.

SHBA-ja njoftoi të premten se po “pezullonte përkohësisht” të gjitha financimet e ardhshme të agjencisë së OKB-së, e cila është në qendër të shpërndarjes së ndihmës për civilët në Rripin e Gazës.

Këtë të shtunë, Ministrja e Jashtme Australiane Penny Wong tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga akuzat kundër Unrwa.

“Ne po flasim me partnerët tanë dhe do të pezullojmë përkohësisht pagesën e fondeve të fundit,” shkroi ministrja në Platformën X. “Ne mirëpresim përgjigjen e menjëhershme të Unrëa, duke përfshirë përfundimin e kontratave me anëtarët e stafit si dhe shpalljen e një hetimi. në akuzat kundër organizatës”.

Nga ana e tij, ministri kanadez i Zhvillimit Ndërkombëtar, Ahmed Hussain tha të premten se “Kanadaja po pezullon përkohësisht çdo financim shtesë për UNRËA, ndërkohë që ajo kryen një hetim të plotë mbi këto akuza”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy