Foto / Gazetarja Katerina Nadolskaya e akuzon për abuzim Diego Armando

Foto / Gazetarja Katerina Nadolskaya e akuzon për abuzim Diego Armando

Telashe të reja për Diego Armando Maradonën.
“El Pibe de Oro” është akuzuar nga gazetarja Katerina Nadolskaya për tentativë abuzimi, një ngjarje kjo që mendohet se ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në Shën Pjetërburg, ku u luajt finalja e Kupës së Konfederatave.
Në një rrëfim për të përditshmen “El Mundo”, Nadolskaya ka treguar se Maradona tentoi ta zhvishte, në momentin që ai e takoi në një dhomë hoteli për të dhënë një intervistë.
Gazetarja ruse shkoi edhe më tej dhe shtoi disa detaje të reja, duke thenë se Maradona nisi të bërtasë në momentin kur pa zemërimin e saj në tentativën e tij për ngacmim seksual.
Por, përfaqësuesit ligjorë të Maradonës reaguan menjëherë, duke përgënjeshtruar me forcë këtë histori të gazetares.

Sipas tyre, ishte vet Nadolskaya që nisi të zhvishej përpara se ta largonin nga dhoma.
Kjo ngjarje, që nuk ishte aspak e qartë, ndodhi pikërisht në prag të udhëtimit të Maradonës në Napoli, ku ai do të marrë titullin “Qytetar Nderi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy