Stuhia godet Greqinë, Guri: Janë shkaktuar dëme të mëdha. Shteti nuk është përgjigjur në nivelin që duhet (VIDEO)

Stuhia godet Greqinë, Guri: Janë shkaktuar dëme të mëdha. Shteti nuk është përgjigjur në nivelin që duhet (VIDEO)

Pas zjarreve, Greqia është goditur këto ditë nga stuhia dhe reshjet e shumta që kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe një situatë të vështirë për të gjithë qytetarët.

Gazetari Edmond Guri duke folur përmes një lidhje “Skype” me MCN Live tha se një persona ka humbur jetën, dhjetëra qytetarë janë  evakuuar si dhe janë shkakruar dëme në rrugë dhe shtëpi.

Duke vijuar më tej Guri tha se mekanizmi shtetëror grek ka treguar dobësi, duke shtuar se edhe pse është vënë në lëvizje intensiteti i veprimeve nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Situata është shumë e vështirë, stuhia ka shkaktuar dëme, ka dhe viktima. Në Volos një çoban humbi jetën dhe pati incident në Portin e Pireut, një person ra në det. Kemi shumë dëme.

Mekanizmi shtetëror është vënë në lëvizje, por jo në intensitetin e duhur edhe pse pritej stuhia. U njoftuan banorët me mesazh për të qenë në gatishmëri, por mekanizimi shtetëror edhe këtë herë ka treguar dobësinë e tij, duke mos qenë në nivelin e duhur për t'i ardhur në ndihmë të menjëhershme banorëve.

Shqiptarët janë pjesë e pandarë, janë të shumtë në numër, janë një me shoqërinë, është e gabuar t’i ndajmë nga vendasit. Në raste të tilla, si stuhia në fjalë është e vështirë të menaxhohet pasi prurjet reshjet janë të mëdha.

Disa dhjetëra persona janë evakuuar, por shumë prej tyre nuk duan të largohen. Zjarrfikësit janë pranë qytetarëve, policia u ka ardhur në ndihmë. Në shumë vende kryetari i bashkisë ka bërë thirrje qytetarëve të mos qarkullojnë.

Ka pasur dhe erozione dhe rrëshqitje dheu në disa zona.

Pritet të shohim si do eci stuhia pasi është transferuar drejt pjesës jugore. Reshjet janë të dendura dhe pritet të krijohen probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy