“Ministrja me zhigolo”, historia e një Fake News

“Ministrja me zhigolo”, historia e një Fake News

Videoja e një personi që pretendon se është zhigolo ushqeu për ditë të tëra disa prej mediave rozë në shumë vende, mes të cilave edhe Gjermania. I prezantuar si Kingsley, burri në fjalë shprehet se ka pasur marrëdhënie seksuale me pagesë me disa gra të fuqishme evropiane, përfshirë ministren e Jashtme Annalena Baerbock.

Daily Post e publikoi intervistën me njeriun që e quan veten “Gigolo” në fund të korrikut. Ai pretendonte se klientela e tij përfshin kryesisht femra evropiane që pëlqejnë meshkujt afrikanë.

Në bisedë, Kingsley flet hapur për një politikane evropiane me shumë ndikim, me të cilën u takua në Nigeri në fund të vitit 2022 dhe kaluan një natë së bashku.

“Ajo është një ministre gjermane, nëse nuk gabohem. U takuam në Abuja. Ne u takuam për herë të parë në dhjetor 2022. Nëse më kujtohet mirë, ajo mori pjesë në një takim të rëndësishëm atje. Ajo kishte një veshje të bukur vjollcë".

Kingsley përmend "sytë e bukur gri" dhe shton se gjashtë muaj pasi u panë për herë të parë në Abuja, Annalena e ka thirrur atë për ta shoqëruar në Pretoria, Afrika e Jugut. Sipas Kingsley, ata u takuan sërish më pak se një javë më parë në Abidjan, ku ajo i tregoi treguar për udhëtimin e saj në Senegal.

“Zakonisht kërkoj nga 1000 deri në 1500 euro në natë për një takim. Por nëse është një person i rëndësishëm, është 2500 deri në 3500 euro e më shumë. Ata mbulojnë koston e të gjithë udhëtimit tim.”

Lajmi më pas u analizua nga faqja gjermane e lajmeve Zeitgeschenen, e cila gjeti në raportimet mediatike detaje që përkonin me atë që rrëfen zhigoloja, si itinerari i vizitave apo detajet e veshjes.

Por ministria e Jashtme gjermane e hodhi poshtë versionin e tij si krejtësisht “i rremë, fiktiv dhe tërësisht absurd”.

“Procedura sugjeron që aktorët rusë janë autorët ose klientët e kësaj përpjekjeje për shpifje”, sqaron ministria e Baerbock.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy