Laze: Rezultate e PISA-s lënë për të dëshiruar. I domosdoshëm një arsim publik më i fortë

Laze: Rezultate e PISA-s lënë për të dëshiruar. I domosdoshëm një arsim publik më i fortë

Se fundi, rezultatet e testit PISA treguan se një Shqipëria ka shënuar një nga përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.

Lidhur me këtë fakt, ekspertja e arsimit Ana Laze, shprehet në “MCN economy” , se rezultatet e PISA-s, lënë shumë për të dëshiruar, teksa janë një serë faktorësh problematik që kanë çuar deri në këtë rezultat.

Arsimi është baza themelore dhe një ndër faktorët kryesor në zhvillimin ekonomik të një vendi dhe gjithashtu në zhvillimin e tij në tërësi në shoqëri.

Rezultatet e PISA-s, faktikisht lënë për të dëshiruar dhe tregojnë që arsimi në tërësi prej vitesh ka patur probleme të ndryshme që kanë rezultuar në momentin që është bërë testi i PISA-s.

Do të thotë se problemet e ndryshme janë duke nisur që nga stafet akademike, mënyrë e mësimdhënies, që nga kushtet, cilësia e arsimit, investimet, rëndësia që i është kushtuar gjithë këto vite arsimit përkthen në këtë rezultat kaq të dobët.

Për znj,. Laze, arsimi është më shumë një zgjedhje sesa zgjidhje, se i tillë duhet fokusuar më shumë në një arsim publik më të fortë në vend.

Arsimi është më shumë zgjedhje sesa zgjidhje. Jam dakord me pjesën e infrastrukturës që është me e pajisur me pjesët pedagogjike dhe infrastrukturës teknologjike por ne nuk mund ta përgjithësojmë këtë dhe të themi rezultatet kane qenë më të larta në shkollat private sesa në shkollat publike.

Unë mendoj një arsim së pari gjithëpërfshirës por më shumë jam për një arsim të fortë publik,  nuk jam kundër arsimit privat por e lidhë këtë më faktin se jo të gjithë ndoshta kanë mundësi të investojmë për fëmijët e tyre për një arsim privat, kështu që më shumë jam për një arsim të fortë publik.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy