Tomorri: Me këtë buxhet duket sikur pandemia do të përfundojë në fund të vitit

Tomorri: Me këtë buxhet duket sikur pandemia do të përfundojë në fund të vitit

Presidenti ktheu projektbuxhetin 2021 me argumentin se nuk parashikon mbështetje të mjaftueshme për pandeminë dhe zbutjen e varfërisë. Lidhur me këtë fakt, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në studion e lajmeve në TvT, thotë se argumentet e kreut të shtetit qëndrojnë, sepse fondi për shëndetësinë duhej të ishte më i madh, në situatën pandemike në të cilën jemi.

“Ky është një argument që nuk e ka bindur Metën, i cili ka kërkuar më shumë fonde për shëndetësisë, meqë dimri pritet të jetë i vështirë në pandemi, mund të na duhen më shumë spitale, shtretër, për shkak të fluksit dhe besoj se në këtë pikë, kthimi i buxhetit nga ana e Metës është më shumë një mesazh për qeverinë që thotë parashiko më shumë fonde për situatën. Me këtë buxhet duket që qeveria thotë se pandemia përfundon në dhjetor 2020 dhe nga janari nuk ka më virus, dhe duhet një politikë më e kujdeshme në buxhet në këtë kohë do të ishte një zgjidhje racionale apo mënyrë më e mirë e programimit të të ardhurave të buxhetit” .

Lidhur me faktin se Bashkia e Tiranës në planin e detajuar vendor për 2021 parashikon të mbledhë 14 miliardë lekë më shumë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, Tomorri, thotë se i gjithë ky volum vjen nga taksat e lejeve të ndërtimit, e cila sivjet është dhënë në masë të madhe nga Bashkia e Tiranës.

“Kjo rritje të ardhurave të programuara vjen nga lejet e dhëna të ndërtimit, bashkia ka vënë më shumë leje të ndërtimit. Taksa e ndikimit në infrastrukurë është 8 për qind e vlerës së objektit dhe kur themi se bashkia planfikon 74 milionë dollarë, atëherë i bie që mesatarisht pritet të kryhen një vëllim punimesh në ndërtim në rreth gati 1 miliard dollarë, mendoj që ky është një debat i hershëm, sepse a e justifikon ekonomia këtë fluks që po hidhet në ndërtim, ky është i pajustifikueshëm dhe jashtë logjikës, sepse e kanë kthyer Tiranën në një kantier ndërtimi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy