Kosovë/ Ambasadorët kërkojnë formimin e qeverisë: Ka çështje urgjente që duan zgjidhje

Kosovë/ Ambasadorët kërkojnë formimin e qeverisë: Ka çështje urgjente që duan zgjidhje

Ndërsa Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë ende një marrëveshje koalicioni, ambasadorët intensifikojnë thirrjet për formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës.

Pas takimeve të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett me liderët e dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, edhe Ambasada e Britanisë ka kërkuar nga VV e LDK të tejkalojnë dallimet.

Sipas tyre, dy partitë duhet të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës.

Më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen. Të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, të cilat qartazi kanë fituar zgjedhjet, duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës. Ato duhet të bëjnë këtë në frymën e tolerancës, duke pranuar qasjet e tyre të ndryshme të qeverisjes. Respekti për votuesit dhe Kushtetutën do të thotë vullnet për të punuar sinqerisht së bashku për t’i treguar vendit se ata munden të ofrojnë lidership për ndryshimin”, përfundon deklarata e Ambasadës britanike në Prishtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy