Tre të miturat dhunojnë shoqen në Fier/ Dine: Nevojitet vlerësim i mirëfilltë psikologjik dhe psikiatrik i tyre (VIDEO)

Tre të miturat dhunojnë shoqen në Fier/ Dine: Nevojitet vlerësim i mirëfilltë psikologjik dhe psikiatrik i tyre (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza të mitura kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatare brenda një banese. 

Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

 

Psikologia e CRCA Shqipëri, Borjana Dine, tha për ‘MCN Live’ se rasti kërkon një vlerësim të plotë psikologjik dhe psikiatrik të vajzave të dyshuara si autore të dhunës.

 

Ngjarja nuk është e fundit, por ka ndodhur rreth një muaj e gjysmë më parë dhe që prej asaj kohe është trajtuar nga strukturat për mbrojtjen e fëmijëve në Fier, si edhe nga institucionet shëndetësore, sociale dhe juridike.

 

Duke parë videon, është e vështirë të besohet se një dhunë e tillë ndodh në kushte normale. 

 

Të ushtrosh dhunë me gjakftohtësi, duke qeshur dhe duke shfaqur kënaqësi gjatë torturimit të një personi tjetër, është një sjellje që kërkon vlerësim të mirëfilltë jo vetëm psikologjik, por edhe psikiatrik. 

 

 

Psikologia shtoi se, sipas vlerësimit të saj profesional, bëhet fjalë për një situatë që mund të lidhet me çrregullime të shëndetit mendor. 

 

Ne rastin në fjalë kemi të bëjme me një situatë që mund të lidhet me çrregullime të shëndetit mendor. 

 

Është e domosdoshme të analizohet historia psikologjike dhe psikiatrike e të miturave për të kuptuar faktorët që kanë çuar në këtë sjellje.

 

Autorët mund të mos jenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre, ndërsa rasti përbën një shkelje të rëndë të vlerave njerëzore.

 

 

Psikologia Dine bëri apel që të mos shpërndahen më pamjet e dhunës në rrjetet sociale.

 

Vajza e dhunuar po viktimizohet për herë të dytë nga publikimi i vazhdueshëm i videos.

 

 Ju lutem, hiqini ato pamje dhe raportojini. Duhet të mendojmë për dëmin që i shkaktohet viktimës sa herë që kjo video rishpërndahet.

 

 Askush nuk po pyet, për shëndetin emocional të saj, edhe pse është përkrahur nga ndjekësit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy