
Rusia ka dërguar në Siri edhe 300 oficerë të tjerë të policisë ushtarake për "detyra speciale" në zonën prej 30 kilometrash përgjatë kufirit me Turqinë. Raporte nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë specifikojnë se ushtarët mbërritën atje nga Çeçenia.
Avionët ushtarakë sollën gjithashtu mbi 20 automjete të blinduara “Tigr” dhe “Typhoon-U” nga aeroportet në rajonet ruse të Rostov dhe Krasnodar në bazën ajrore ruse në Hmeymim, Siri.
Hulumtimi i ri i Amnesty International ka zbuluar se, në muajt që çuan në inkursionin e saj ushtarak në verilindje të Sirisë dhe para përpjekjes për të krijuar të ashtuquajturin "zonë të sigurt" përtej kufijve të saj, Turqia ka riatdhesuar me forcë refugjatët sirianë. Sipas AI, refugjatët raportojnë se janë rrahur ose kërcënuar nga policia turke për të nënshkruar dokumente që dëshmojnë se ata kishin kërkuar vetë të ktheheshin në Siri.



