Në pritje të Zhan D'arkës moderne shqiptare 

Në pritje të Zhan D'arkës moderne shqiptare 

Nga Denis Dyrnjaja

Ka një shans që Shqipëria të kthejë faqen e historisë politike dhe institucionale. Ky shans mund të jetë një grua. Një grua me personalitet dhe karakter të paindoktrinuar nga kuzhina e ndotur politike aktuale. 

Ajo grua a vajzë që do ketë kurajën dhe do marrë inisiativën e para, pa pritur dhe pa synuar teserat e partive aktuale do të futet në historinë e Shqipërisë si Zhan D'arka moderne e cila përmbysi establishmentin e ndotur nga yndyra korruptive dhe megalomane e kooperativës politike, ku derrat kanë kostume të ndryshme por te njëjtin surrat. Ajo grua do të ketë pas menjëherë anëtarësinë më të madhe të votuesve, anëtarësinë gri që është shumica e papërfaqësuar shqiptare. Duket utopi. Në fakt është utopi është dhe do të jetë deri në momentin kur kjo grua a vajzë të ndërmarrë hapin kurajoz që shumë gra e vajza të tjera e kanë menduar por janë "përthyer" rrugës, duke u bërë pjesë e kuzhinave ku gatuhet supa e helmshme dhe toksike që iu serviret prej dekadash shqiptarëve si menuja më e mirë për të ardhmen e tyre, që mbetet gjithnjë një e ardhme në të shkuar, pa asnjë progres, pa asnjë aspiratë, pa asnjë perspektivë nga politikanët e dalë prej kuzhinës me mendësi komuniste të së shkuarës. A ka të tilla gra apo vajza Shqipëria?! Absolutisht që po.

Ndaj ti grua a vajzë, ti zonjë a zonjushë, motër a nënë thirri forcës tënde të brendshme e ndizi motorët e pashtershëm të energjisë femërore që mund të mund tejkalojë çdo vështirësi e pengesë, çdo ligësi e kompleks. Bëhu promotore e një ndryshimi të kaq shumëpritur e jepi dritë shpresës së qëmtuar se ky vend nuk mund të bëhet, se e ardhmja për shqiptarët është emigrimi, jo vendi i tyre. Vendi që ka më shumë asete natyrore e njerëzore, më shumë miq sesa armiq në marrëdhënie ndërshtetërore, që ka njerëz vitalë të etur e plot ego për t'u zhvilluar e ndërtuar të ardhmen e tyre pa projeksionet e rrenacakëve ordinerë të pseudopolitikës, e cila i mban peng dhe në errësirën e hipnotizës se ata janë shpresa nga ku duhet të kalojnë fatet e shqiptarëve.

Dil, shfaqu the jepu zë njerëzve si ty, si të gjithë ata që s'e durojnë dot hipokrizinë, injorancën dhe shtypjen me metoda të kamufluara që po i mban në agoninë e shpresës së gënjeshtërt. Është koha jote, është momenti për njerëzit që në ADN-në e tyre kanë dinjitetin dhe personalitetin. Jepi zë, zërit të tyre të mekur, jepu shpresë që zhgënjimi të kthehet në besim. Dil, shfaqu do kuptosh e do kuptojmë që ajo e cila sot duket e pamundur është shumë pranë, shumë e prekshme dhe e realizueshme. Pastaj të gjithë do të prekim të shumëpriturin ndryshim. Ndryshimi është mes nesh mjafton një hap, një veprim një vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy