Gjurmë të monedhave bizantine mbi “qefinin e Krishtit”

Gjurmë të monedhave bizantine mbi “qefinin e Krishtit”

Gjurmë që mendohet se u përkasin monedhave bizantine janë gjetur në atë që shumë e konsiderojnë si pëlhura me të cilën u mbështoll trupi i Krishtit.

Rezultatet e studimit të kryer nga Universiteti i Padovës dhe një grup studiuesish amerikanë janë botuar në Revistën e Trashëgimisë Kulturore (Journal of Cultural Heritage) dhe janë paraqitur së fundmi në një konferencë të mbajtur në Kanada.

Zbulimi ngre hipotezën se, edhe para vitit 1000, monedha të ndryshme ari bizantine me fytyrën e Krishtit janë fërkuar me pëlhurën. 

Studiuesit mendojnë se kjo mund të jetë bërë me qëllim prodhimin e relikteve përmes kontaktit.

Studimi i Giulio Fantit dhe Claudio Furlan identifikoi gjurmët e një monedhe, një aliazh i rrallë dhe i lashtë ari dhe argjendi me gjurmë bakri.

Sipas Fantit, zbulimi bie ndesh me rezultatet që kanë nxjerrë  analizat që përcaktojnë moshën e një objekti. Qefini në fjalë është analizuar në vitin 1988 dhe ka konkluduar se ai daton rreth shekullit të katërmbëdhjetë.

Qefini i Torinos është një pëlhurë liri dhe shumë mendojnë se gjurmët mbi të janë të Jezu Krishtit.

Ata besojnë se kjo pëlhurë është përdorur për ta mbështjellë trupin e tij pas kryqëzimit, megjithatë provat historike dhe shkencore e çojnë origjinën e tij në mesjetë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy