Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, me anë të së cilës ka kërkuar transparencë të plotë mbi projektin e stadiumit të ri.
Në letrën e tij, Paloka thotë se ky projekt është një aferë korruptive dhe favorizon klientët e Ramës.



