
Sot është 11 Dhjetor. Ditë e shënuar për Partinë Demokratike. 31 vite nga Lëvizja Studentore që kulmoi me themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo datë partinë më të madhe në opozitë e gjen më ndarë se kurrë dhe që sot mund të vulosë përçarjen më të madhe në këto vite.
Krahas kwsaj kreu i PD, Lulzim Basha ka ftuar demokratët në selinë e Partisë Demokratike me rastin e ditëlindjes se PD.
Ne njoftim shkruhet se demokratët ftohen në seli në 12:00.
“Demokracia u transformua në një ideal të pathyeshëm ku vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”
Ftesa vjen në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë duke mbajtur Kuvendin në “Air Albania”.



