Protesta e 20 shkurtit/ Balliu:  Jetike për vendin, duhet bashkim i qytetarëve kundër këtij regjimi (VIDEO)

Protesta e 20 shkurtit/ Balliu:  Jetike për vendin, duhet bashkim i qytetarëve kundër këtij regjimi (VIDEO)

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike në MCN Live ka komebtuar për protestën e 20 shkurtit për të cilën u shpreh se duhet të kishin filluar më herët pasi janë vonë. Ai tha se akuzat që kjo po bëhet për të mbështetur Berishën janë nga qeveria e cila ka interes që të mos protestohet. Sipas tij me rëndësi është pjesëmarrja pasi kjo është një protestë jetike për vendin, do të jetë një protestë kombëtare.

Qytetarët janë përqendruar më së shumti se është nevoja për të protestuar dhe mund të themi se jemi vonë dhe jo pse duhet. Ajo duhet për mafien e inceneratorëve, për zv.kryeministrin që akuzon kryeministrin që do të më vrasë, për mln euro që janë çuar dëm nga buxheti i shtetit, duhet se kemi paguar 130 mln euro laboratorët, se krimi ka kapur qeverinë, shtetin. Ka 1 mijë arsye dhe duhet të shpëtojmë vendin nga kjo qeveri. Akuza se kjo bëhet vetëm për Berishën vjen nga qeveria e cila ka interes që të mos ketë protesta. Dhe për Berishën do protestohet sepse është kryetari i opozitës që mbahet nën ‘arrest shtëpie’ dhe kur ja bëjnë një kryetari opozite mendo të tjerëve. Dhe për atë mund të protestosh, por njeriu në protestë vjen për hallin e vetë dhe çdo qytetar ka problemin e vetë. Çështja e drejtësisë, e lirisë, e ekonomisë nuk janë çështje të Berishës por të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë. Njerëzit që protestojnë nuk janë lënë kurrë në rrugë nga PD, vetëm unë mund të kem qindra deklarata nga rajonet e policisë. Jo vetëm që si lëmë në rrugë por i ndjekim vazhdimisht me avokatë dhe juristë. Protesta po bëhet për interesa kombëtare.

Pyetjes nëse janë të besueshëm dhe me Gazmend Bardhin dhe se si do të jetë protesta, Balliu iu përgjigj se nuk ka parë asnjëherë që të ndodhë në asnjë vend të botës kjo që ndodh këtu te ne. Sipas tij Rama nuk është më problem për Partinë demokratike, por është problem për Shqipërinë.

Jemi vendi që paguajmë më shumë për shëndetësinë, kë të besojmë Erion Veliajn, njeriun e inceneratorëve. Nuk janë akuza por fakte dhe më vjen keq që bëjmë këtë diskutim. Alternativa janë ata që kanë futur Shqipërinë në NATO, kanë liberalizuar vizat, këta rrisin vetëm taksat. Kë të besojmë këta që në darkë bëjnë sikur luftojnë krimin dhe pastaj shkojnë dhe flenë me krimin, komodë vetëm Edi Rama është. Taksat për infrastrukturën shkollore po shkojnë për inceneratorin. 

Ka rëndësi pjesëmarrja dhe kjo është një protestë jetike për vendin dhe jo kjo por i gjithë aksioni. Bashkimi i demokratëve ka ngritur një frymë në strukturën e PD dhe duhet bashkimi i qytetarëve kundër kësaj fryme të keqe që quhet rilindje. Ky vend ka nevojë për ndryshim, kryeministri i përfshirë në afera korruptive, që ne të jemi populli më i varfër me taksat më të larta. Jemi në takime me strukturat e PD-së, janë të shpërndarë të gjithë deputetët në çdo cep të Shqipërisë dhe kjo protestë dhe ky aksion nuk është më çështje për interesa politike por kombëtare.

Rama nuk është më problem për PD por është problem për Shqipërinë. Të martën ka protestë kombëtare dhe jo miting dhe janë të gjithë grupet e interesit të prekura. Aksioni opozitar mund të përshkallëzohet. Ky vend ka nevojë për ndryshim se ngeli duke u shpopulluar. Duhet bashkim i qytetarëve kundër regjimit të Ramës.

Ndërsa lidhur me vizitën e Blinken i cili shmangu një takim me opozitën, Balliu tha se nuk kishte të takonte pasi kryetari i opozitës është në arrest shtëpie.

Ku ta takonte ai, kryetari i opozitës është në arrest shtëpie. Po të jetë për pro amerikan dhe ambasada dhe Blinken e dinë që janë te PD. Fatkeqësisht ai u takuam me Ramën se fatkeqësisht e kemi lejuar ne që të jetë kryeministër. Sa i përket mostakimit me opozitën është rasti i parë që ndodh që nuk takohet opozita, që nuk ka asnjë aktivitet me njerëz. Në këtë takim nuk u fol për Kosovën, po ku ka takim pa Kosovën, ne jemi një. Kjo ishte qartazi një vizitë e lobuar që të thuhet se Rama është burrë i mirë.

DASH thotë se çdo segment është i korruptuar. Për ne si shqiptarë është krenari të vijë sekretari i Amerikës por nuk u fol për asgjë dhe për këtë ndjej keqardhje. Ai erdhi dhe takojë ortakun e McGonigal dhe për këtë ndjej keqardhje. Është përgjegjësia e Blinken dhe jo e imja, por duke thënë që Rama është kryeministër i mirë në dorë mbante raportin e korrupsionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy