Fakic: Stafit ia kemi plotësuar dëshirat në merkato. Objektivi, katër vendet e para

Fakic: Stafit ia kemi plotësuar dëshirat në merkato. Objektivi, katër vendet e para

Drejtori sportiv i Dinamo City, Haris Fakic, foli për MCN TV, para derbit me Tiranën. Fakic deklaroi se shpreson që sot të arrihet fitorja e parë në derbi.

Sipas tij, stafit teknik i janë plotësuar dëshirat që kishin për merkaton e janarit dhe tha se objektiv është renditja në katër vendet e para.

Jemi munduar të bëjmë më ët mirën në këtë merkato. Ka qenë koha, që të ndërhyjmë, në disa pika ku ekipi kishte nevojë. Jam i kënaqur me atë që kemi arritur. Nuk ka përfunduar merkato, besoj se do kemi 1 ose 2 afrime. Gjithçka e kemi bërë për një ecuri më të mirë të ekipit.

Derbit janë të paparashikueshëm. Janë ndeshje të vështira. Shpresojmë që ky do jetë derbi i parë i fituar për këtë sezon. Besoj se Dinamo është një skuadër që në çdo ndeshje futet për të marrë maksimumin.

Objektivi është katërshja e parë dhe besoj se do luftojmë për këtë objektiv deri në fund të sezonit.

Për çdo lëvizje në merkato, jam personi që konsistoj për të folur me stafin teknik, ndonëse jam personi me përqindjen më të madhe që vendos. Mendoj se ia kam plotësuar stafit teknik dëshirat që kishin. Ne kemi ecur me logjikë. Na duhen lojtarë që na japin siguri, sa e njohin kampionatin. Do vijë edhe një lojtar tjetër nga jashtë këto ditë.

Koha ka qenë e shkurtër për të reaguar. Jemi munduar të bëjmë maksimumin. Unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë në merkato dhe shpresoj që Dinamo do jetë një ekip që është përforcuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy