LAJMI I FUNDIT/ Pas thirrjet për dhunë, Prokuroria regjistron procedimin penal për Lulzim Bashën

LAJMI I FUNDIT/ Pas thirrjet për dhunë, Prokuroria regjistron procedimin penal për Lulzim Bashën

Pas thirrjeve për dhunë, në protestën tek çadra që opozita po zhvillon përpara kryeministrisë në Bulevad, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha

Organi i akuzës ka regjistruar procedimin ndaj kryedemokratit pas kallëzimit të Policisë së Shtetit në ngarkim të tij për akuzën thirrje publike të dhunshme.

Kreu i opozitës u shpreh disa ditë më parë nga çadra opozitës se kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. "Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy